“Tryeza”, Meta: Opozita të gjejë një zgjidhje
Sipas Metës, Berisha ka mbajtur një qëndrim konstruktiv dhe për këtë duhet vlerësuar. “Duhet të jemi optimist për tryezën e thirrur nga presidenti. E inkurajoj Topin për përpjekjen e tij. Megjithatë, mendoj se jo çdo gjë është në dorë të presidentit Topi, por duhet edhe pjekuri politike”, theksoi Meta, duke shtuar se Berisha ka vullnet për të zgjidhur të gjitha pretendimet. Numri dy i qeverisë tha se ka një rrugë për pretendimet e Partisë Socialiste dhe sipas tij, kjo rrugë është gjykata. Meta i ka bërë apel opozitës që të gjejë një zgjidhje për ngërçin e krijuar, ndërkohë që ka nënvizuar se nuk mund të ketë zgjidhje mbi Kushtetutën e vendit. Ministri i Jashtëm, Meta ka deklaruar edhe një herë tjetër, se situata e krijuar nga opozita është tejet absurde.