Erdoan,thirrje botës për sensibilizim me gjendjen në Gaza
Këtë fjalim Erdoan e mbajti në Forumin SHBA-Bota Islame, ku reagoi ndaj atyre që heshtin përpara dramës njerëzore që jetohet sot në Gaza. Gjatë punimeve të Forumit, Erdoan realizoi një takim edhe me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, të cilës i përcolli sensibilitetin për Lindjen e Mesme. Temat që dolën në plan të parë në takimin Erdoan - Klinton ishin programi nuklear i Iranit, marrëdhëniet Turqi-Armeni, Qiproja dhe Palestina. Gjithashtu u nënvizua se vizita e Ministrit të Jashtëm të Turqisë Ahmet Davutollu në Iran do të realizohet me pritshmërinë për hapa të rinj diplomatikë në zgjidhjen e çështjes. Kryeministri Erdoan i përcolli Klintonit mendimet e tij në lidhje me Gazën dhe kërkoi nga SHBA-ja që t’i kushtojnë një rëndësi më të madhe çështjes. "E kuptojmë sensibilitetin njerëzor që keni për çështjen",- u shpreh Klinton.