Përplasen dy trena në Belgjikë, 20 të vdekur
Televizioni belg VRT bën të ditur se aksidenti ndodhi në afërsi të qytezës Halle pranë Brukselit.Ky aksident shkaktoi bllokimin e të gjitha linjave hekurudhore, përfshirë dhe atë të shpejtësisë së lartë Bruksel – Paris. Përveç viktimave shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe të bllokuar në vagona, forcat e shpëtimit po punojnë me intensitet të lartë.Nuk dihet ende nëse në tren ndodhej ndonjë shqiptar apo jo.