Lugina të jetë e unifikuar

Duke theksuar se ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginë, Presidenti Topi, nënvizoi rëndësinë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve atje, duke ofruar në këtë rast edhe mbështetjen e palëkundur. Në këtë kuadër,
Kreu i Shtetit vuri në dukje se është në interesin e të gjithë qytetarëve të Komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës që të mundësohet një ambient i shëndoshë sigurie, duke i bërë thirrje, me këtë rast, të gjithë faktorit politik shqiptar atje, që të ruajë qetësinë dhe unitetin, duke shmangur acarimet dhe përplasjet politike. “Është shumë e rëndësishme, që për përmbushjen e kërkesave tuaja të drejta dhe legjitime ndaj shtetit serb, shqiptarët shprehen më një zë dhe të mbajnë një qëndrim”, vuri në pah Topi.
“Shqetësimet e banorëve të kësaj Lugine do të vazhdojë t’i bëjë pjesë të agjendës dhe të çdo takimi që do të zhvilloj me partnerët ndërkombëtarë”, shtoi ai. Duke nënvizuar rëndësinë e madhe të përmirësimit edhe të gjendjes ekonomike në Luginën e Preshevës, plotësimit të kërkesave për arsim, për libra shqip, punësim, zhdukjen e varfërisë dhe mbështetjes më të madhe financiare nga Beogradi, si prerogativa për një zhvillim normal dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, Presidenti Topi dhe dy Krerët e Komunave vunë në dukje rëndësinë e veçantë që kanë edhe projektet e aktivitetet për zhvillimin e kulturës dhe ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Jonuz Musliu dhe Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pasi falenderuan fillimisht për mikpritjen e ngrohtë e miqësore, vlerësuan rolin e Presidentit Topi dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, shprehën mirënjohjen e thellë për këtë takim të rëndësishëm, si dhe për kontributin e tij personal e institucional në të gjithë këtë proces, duke e ftuar njëkohësisht edhe për një vizitë në trojet e tyre, ftesë, e cila u pranua me kënaqësi nga Kreu i Shtetit shqiptar. /S.Ll/Start/
2011-10-25 15:45