E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vancouver 2010”, humbet jetën sportisti gjeorgjian

21-vjeçari ishte duke zhvilluar provën e dytë me slitën e tij në pistën e akullit, në momentin që mjeti doli nga pista dhe atleti u përplas me një shtyllë hekuri. Shpejtësia e slitës në momentin e përplasjes ishte rreth 90 km/orë. Gjeorgjiani mori ndihmën e shpejtë nga mjekët dhe u transportua menjëherë në spital.Megjithatë, nuk arriti t’i rezistojë dot godtijes, duke humbur jetën. Ngjarja e ndodhur në “Whistler Sliding Center” ka tronditur organizatorët, të cilët menjëherë i kanë shprehur ngushëllime familjes së sportistit. Por gjithsesi, garat në pistën në fjalë do të vazhdojnë normalisht gjatë Olimpiadës.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›