Optimizmi i Ronaldos: Mund të fitojmë La Ligën
Mesfushori madrilen nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të “Galaktikëve” për shkak të pezullimit, megjithatë Reali ia doli t’i fitojë të dy takimet pa Ronaldon. “Shokët luajtën mirë dhe fituan edhe pa mua dhe besoj se të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe në të ardhmen”, tha ‘CR9”.Ai shtoi më tej se Reali i Madridit mund të triumfojë ndaj Barcelonës dhe të fitojë kampionatin spanjoll. “Shpresoj që fitoret të vijnë njëra pas tjetrës dhe pas Herezit në kampionat vjen Lioni në Champions. Përjashtimi më motivon më tepër për t’u rikthyer edhe më në formë”, shtoi ylli i “Galaktikëve” .