E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi, gati rinovimi i kontratës për kapitenin Zaneti

Kapiteni argjentinas, që ka luajtur 676 ndeshje me fanellën e Interit, do të ulet në bisedime me drejtuesit e klubit nga Milano, për të planifikuar zgjatjen e marrëveshjes që e mban 36-vjeçarin në “Meaca”. Në fakt, bisedimet kanë filluar verën e kaluar, por as klubi dhe as lojtari nuk gjetën kohë për ta përfunduar marrëveshjen.Kontrata e Zanetit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por Interi dëshiron ta ketë në skuadër edhe për një sezon tjetër. Bisedimet pritet të përfundojnë në fund të këtij sezoni. Havier Zaneti debutoi me fanellën zikaltër më 27 gusht 1995 në fitoren 1-0 ndaj Vinçencës.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›