“WCCR”: Stambolli, qendra e kulturës botërore

Kjo renditje është bërë duke analizuar 60 tregues siç janë numri i muzeve kombëtare, trashëgimia kulturore nën mbrojtjen e UNESCO-s, numrin e kinemave, librarive dhe formave të tjera që rrisin ndërgjegjen kulturore të qytetarëve.
Duke qenë se jemi në trendin e zhvillimeve të vazhdueshme botërore në fusha të ndryshme, kjo gjë pasqyrohet edhe në këtë raport të WCCR, e cila në vitin 2008 rendiste në vendet e para si kryeqëndra të kulturës metropolet e perëndimit.
I dyti në listë është kryeqyteti i Afrikës së Jugut, Johanesburgu, që konsiderohet si lidhja kulturore dhe tregtare me pjesën tjetër të kontinentit afrikan.
Në vendin e tretë renditet organizuesja e Lojërave Olimpike, Londra, që vlerësohet si metropoli kosmopolitan tolerant që tërheq njerëz të profileve dhe prejardhjeve të ndryshme.
Pas Londrës, vjen Bombei dhe Nju Jorku, qytete të cilat kanë investuar shumë në ekonomi, kulturë dhe në përgjithësi në art.
Parisi, qyteti që njihet në mbarë botën si kryeqëndra botërore e kulturës, arësimit, muzikës, filmit dhe pikutrës, ka humbur pak terren duke u renditur i gjashti.
Më pas renditjen e pasojnë qëndrat që njihen për zhvillimin me hapa gjigant në ekonomi dhe nivel jetese, por edhe në fushat për të cilin është kryer studimi. Bëhet fjalë për Sidnej, Shangain, Tokion, Berlinin, Sao Paolon dhe Singaporin./Start/E.G/
2012-08-23 14:15