E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Yzberisht, 10 mijë € për informatorin

Kjo është shuma e vënë në dispozicion nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila sqaroi zyrtarisht ngjarjen e ndodhur ku humbu jetën shtetasi Petrit Kurti, 53-vjeç, lindur në Selitë Mal e banues në Yzberisht Tiranë.

“Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet procedurale, si këqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat. Paraprakisht nga grupi hetimor, po punohet në disa pista hetimi, por kryesisht në konfliktet e mëparshme midis viktimës dhe autorit, motive pronësie apo vjedhje me dhunë. Policia e Kryeqytetit, vendos shpërblimin prej 10 mijë eurosh për çdo person që jep informacion të vlefshëm, duke ruajtur në çdo rast anonimatin”, theksoi zëdhënësja Alma Katragjini.

Ajo tha më tej se “në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po punohet intensivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit”. /Start/

                                                                                             2012-08-24 14:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›