824 milionë euro, sa marrin ekipet

UEFA vlerëson se të ardhurat nga Liga e Kampioneve për sezonin 2007-2008 do të jenë 824.5 milionë euro të ardhura nga të drejtat televizive dhe komerciale të kontraktuara nga UEFA. 75 për qind e tyre, ose 530 milionë euro, do t'u shpërndahen 32 ekipeve që morën pjesë në fazën e grupeve. 25 për qind e të ardhurave do të përdoren nga administrata e UEFA-s për të mbuluar shpenzimet administrative, pagesa për federatat (përfshirë edhe atë shqiptare) dhe klubet.
Secili nga 32 klubet që merr pjesë në fazën e grupeve merr një bonus prej 3 milionë eurosh. Për cdo ndeshje që do të luajë merr një shtesë prej 400 mijë eurosh. Kësaj i shtohet një shumë prej 600 mijë eurosh nëse ekipi fiton, ose 300 mijë euro në rast barazim në fazën e grupeve.
Cdo ekip që arrin në fazën e dytë, pra atë 16 ekipeve, merr një shumë shtesë prej 2.2 milionë eurosh. Tetë ekipet cerekfinaliste marrin shtesë një bonus prej 2.5 milionë eurosh secili. Në këtë fazë aktualisht ndodhen Roma, Mancester Junaitid, Shalke 04, Barcelona, Fenerbahce, Celsi, Arsenali dhe Liverpuli.
Gjysmëfinalistët përfitojnë edhe një shtesë prej 3 milionë eurosh secili. Fituesi i Ligës së Kampioneve merr së bashku me "kupën me veshë" edhe një shumë prej 7 milionë eurosh, ndërsa ekipi humbës i finales përfiton 4 milionë euro.
Fitoret më të thella
8-0: Liverpul-Beshiktash (06.11.2007)
7-0: Arsenal-Slavia (23.10.2007)
7-0: Juventus-Olimpiakos (10.12.2003)
Më shumë gola
12: Van Nistelrooy (M.United, 2002-2003)
Katër gola në një ndeshje:
Marco van Basten, Simone Inzaghi, Dado Prso,
Ruud van Nistelrooy, Andriy Shevchenko.
Golat më të shpejtë
10.03 sekonda: Roj Makaj
(Bayern-Real Madrid 1-1)
20.07 sekonda: Gilberto
(PSV Eindoven-Arsenal 4-0
20.12 secs: Alessandro Del Piero
(Manchester United FC –Juventus)
Ndeshje në Ligën e Kampioneve
116 Raul Gonzalez (Real Madrid)
114 Roberto karlos (Real Madrid, Fenerbahce SK)
109 Paolo Maldini (Milan)
Në të gjitha kompeticionet
172 Paolo Maldini (Milan)
139 Luis Figo (Sporting, Barcelona, Real Madrid, Inter)
Golat në Ligën e Kampioneve
61 Raul Gonzalez (Real Madrid)
57 Rud van Nistelroj (PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)
56 Andriy Shevchenko (Dynamo Kyiv, Milan, Chelsea)
49 Alfredo Di Stefano (Real Madrid)
47 Eusebio (Benfica)
46 Filippo Inzaghi (Juventus, AC Milan)
45 Thierry Henry (Monaco, Arsenal, Barcelona)