E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti: “Dëshiroj ta mbyll karrierën tek Roma”

"Do të doja që ta përfundoja karrierën e time Romën". Deklarimi nuk i përket trajnerit aktual të verdhekuqeve, Luciano Spaletit, i cili dje u përball me Mancester Junaitid në ndeshjen e parë cerekfinale të Ligës së Kampioneve, por teknikut të Milanit, Karlo Anceloti. Duket se Karlo Anceloti i ka ditët të numëruara te klubi i miliarderit italian Silvio Berluskoni. Largimi i trajnerit aktual të Milanit, tashmë është zyrtarizuar prej vetë trajnerit të fundit kuqezi, që ka fituar Ligën e Kampioneve., Roma do të jetë me shumë mundësi destinacioni i tij i radhës. Anceloti, ka zbuluar se do të dëshironte që t'i japë fund karrierës së tij si trajner tek ish-klubi i tij, Roma. "Do të doja që ta përfundoja karrierën e time si trajner me ndonjë klub dhe do të dëshiroja që ta bëja këtë me Romën. Do të ishte vërtetë bukur, nuk mund të gjeni një qytet si Roma askund në botë"- ka thënë trajneri italian duke shtuar "Humbja e vitit 1984 në garën europiane ndaj Liverpulit ka qenë një zhgënjim i madh, sidoqoftë kjo është e kaluar dhe kohët kanë ndryshuar, por një ditë do të doja që kjo të ndodhë. Kush e di, ndoshta kjo mund të ndodhë edhe këtë vit". Ish-trajneri i Juventusit, luajti për ekipin roman në periudhën mes viteve 1979 dhe 1987 në rolin e mesfushorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›