Bota i del Spanjës në ndihmë

Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh se kredia do të ishte e mjaftueshme për të rikthyer besueshmërinë në sistemin bankar spanjoll.
Nga ana e tij, edhe Washingtoni mirëpriti këtë hap, duke e konsideruar si “thelbësor” drejt “bashkimit financiar” të vendeve që përdorin monedhën e përbashkët.
Vendimi i Madridit për t’i “shtrirë dorën” BE-së u mor gjatë një mbledhje urgjente të kabinetit, ditën e shtunë.
Kryetarja e FMN-së, Christine Lagarde, u shpreh se tashmë vendi “duhet të japë garanci se do të përmbushë kriteret e huas madhore, në mënyrë që ri-kapitalizimi i ekonomisë të përfundojë me sukses të plotë.
”E mirëprita fuqimisht deklaratën e Eurogrupit, i cili lavdëroi masat e marra nga autoritete spanjolle për forcimin e sistemit bankar në javët e fundit. FMN është e gatshme, nëse do t’i kërkohet asistencë nga Eurozona, që të mbështesë zbatimin dhe mbikëqyrjen e reformave nëpërmjet raportimeve të rregullta”, tha Lagarde.