E Diel, 1 Nëntor 2026

85-vjetori i lekut. Berisha Monedha perballoi krizen

Monedha shqiptare arriti t`i përballojë me sukses goditjet e krizave ekonomike dhe ndryshimeve të valutave në vendet përreth. Kryeministri i vendit, gjatë vizitës që bëri në një ekspozitë kushtuar historisë së lekut u shpreh se kurba e monedhës ndër vite tregon dhe vlerat  dhe forcën reale. Kryeministri në deklaratën e tij përkrah Guvernatorit të Bankës Qendrore bëri dha analogjinë e kartmonedhës me sistemet politike gjatë 85 viteve të fundit.

“Monedha shqiptare në vitet e cunamit financiar botëror, e përballur me dy nga monedhat më të fuqishme të planetit, me dollarin dhe euron, qëndroi para tyre dhe presioneve të paimagjinueshme të luhatjeve të kursit të këtyre monedhave me dinjitet të madh. U përball me një agresion shumë të pandershëm politik. Të sulmosh çdo ditë monedhën, në kohëra të vështira, do të thotë të sulmosh çdo ditë xhepat dhe kontot e qytetarëve shqiptarë” tha Berisha.

Banka e Shqipërisë ka hapur një ekspozitë në Muzeun Historik kushtuar monedhës shqiptare. Këtu janë ekspozuar të gjitha llojet e kartëmonedhave dhe monedhave metalike që janë emetuar që prej vitit 1925 nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori në ambientet e ekspozitës e vlerësoi si histori suksesi atë të Lek-ut.

Po gjatë së enjtes, kryeminsitri vizitoi Panairin e 5-të të Produkteve Turke. Kjo ekspozitë organizohet nga Dhoma e Tregtisë së Stambollit dhe marrin pjesë rreth 60 kompani turke. Ky panair veç ekspozimit të prodhimeve ka si qëllim dhe krijimin e mundësive për takime ndërmjet bizneseve turke dhe atyre shqiptare.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›