86-vjetori i Triumfit te Legalitetit Princ Leka ne Elbasan
Lartesia e Tij Princ Leka dhe kryetari i Partise Levizja e Legalitetit Ekrem Spahia ishin dje ne qytetin e Elbasanit me rastin e 86-vjetorit te Triumfit te Legalitetit. Princi u percolli te pranishmeve pershendetjet e Madherise se Tij Mbretit Leka I te shoqeruar me urimet per diten e Triumfit te Legalitetit dhe heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Ai i siguroi te pranishmit se edhe ai vete do te vazhdoje te punoje sipas tradites se Familjes Mbreterore duke i perkushtuar gjithcka kombit shqiptar dhe prosperitetit te tij. Triumfi i Legalitetit bart mesazhin e legjitimitetit kesaj vlere universale e cila pavaresisht cenimeve te pjesshme apo te perkohshme eshte mbisunduese. Ai gjithashtu bart mesazhin e ligjshmerise dhe eshte nje inkurajim ne shtetin ligjor qe po ndertojme - deklaroi kreu i PLL-se. Spahia u shpjegoi me ne detaje anetareve te Forumit Rinor per ngjarjet e vitit 1924 kur grushti i shtetit i udhehequr nga F. Noli rrezoi qeverine e ligjshme te dale nga zgjedhjet e dhjetorit te vitit 1923 duke e futur vendin ne kaos. Ne emer te PLL-se Spahia tha se kjo parti eshte e gatshme te bashkepunoje me te gjithe ata faktore qe punojne realisht per bashkimin kombetar.
Kryetari Spahia pergezoi kryetarin e ri te deges se PLL-se Elbasan Albert Shopi per punen e bere ne fuqizimin e kesaj dege dhe shprehu bindjen se rezultat e saj ne zgjedhjet vendore do te jene shume te mira.