89 mijë dollarë për këshilltarin e Edi Ramës
Nga një llogari rrjedhëse e Vankuverit, në adresën personale të Artur Finkelshtejnit janë dërguar 89 mijë dollarë, për një shërbim të padeklaruar. Edi Rama ka detyrimin t’u thotë shqiptarëve ç’di për këtë pagesë, përse është bërë ajo dhe a e vijon akoma bashkëpunimin me një kompani që ka shpallur publikisht se ka kontribuar në zgjedhjen e presidentit serb Boris Tadiç? Sqarimet për marrëdhëniet personale mund të mos i japë, por ai është i detyruar të përgjigjet për pyetje që kanë të bëjnë me interesin publik. Ai s’mund të heshtë as për pagesën 89 mijë dollarëshe e as për partneritetin me Tan Lepurin, në dëm të kryeqytetasve
Politika shqiptare është në fazën e pyetjeve të rëndësishme dhe Edi Rama s’mund t’u shmanget këtyre detyrimeve, edhe pse tashmë ai s’e ka në dorë këtë proces. Meqenëse ai po vonon të flasë për natyrën e lidhjeve të tij me Dritan Avllajn, i njohur si Tan Lepri, tashmë ka ardhur koha që ai të tregojë për lidhjet e fundit të tij me Arthur J. Finkelstein, pasi për natyrën e lidhjeve të hershme kemi informacion, i marrim me mend e mjaft gazeta shqiptare kanë folur.
Rimarrja e kësaj teme bëhet për shkak se gazeta i shtron një pyetje publike zotit Edi Rama: Kush ia ka bërë pagesën prej 89 mijë dollarësh, Arthur Finkelshteinit, këshilltarit të tij kryesor politik për vite me radhë, duke nisur që nga viti 2000 e këndej, me një llogari rrjedhëse të nisur nga Vankuveri në adresën “8962 JP.Morgan - Chase 47, Main Street Irrington, NY 10533USA (Account Number 677011)”?
Kjo llogari rrjedhëse nuk është e shoqëruar me transparencën e duhur dhe nuk bashkëshoqërohet me shërbimin për të cilin edhe agjencia e konsulencës e Finkelshteinit, e njohur për këto çështje, po aq sa për martesën publike homoseksuale të tijën në fund të vitit 2004, ofron në faqen e saj të internetit. Kjo llogari rrjedhëse a ka lidhje me vijimin e bashkëpunimit të Edi Ramës me të, apo ka lidhje me ndërprerjen e këtij bashkëpunimi, siç edhe disa mjedise socialiste spekulojnë, pas dështimit në zgjedhjet e fundit të përgjithshme?
Pyetja për pagesën prej 89 mijë dollarësh lidhet më shumë me të ardhmen sesa me të shkuarën dhe me shërbimet e Finkelshteinit në krah të Edi Ramës. Kauza e Edi Ramës dihet se është e lidhur ngushtësisht me fatin e tij personal dhe të karteleve që ai përfaqëson, por ky fat që të jetë i mbrothttë, duhet që Shqipërisë të mos i shkojnë hiç punët mirë. Edi Rama korr sukses kur shqiptarët përballen me dështime, prandaj edhe shqiptarët kanë të drejtë të shqetësohen nëse pagesa enigmatike prej 89 mijë dollarësh ka lidhje me ta, apo është e lidhur ngushtësisht me shërbime personale të porositësit, pra me marrëdhëniet e tyre thellësisht private?
Edi Rama s’mund të heshtë vazhdimisht, s’mund të fshihet vazhdimisht në vrimën e tij të lepurit. Gazeta është e interesuar të mbrojë interesin e publikut, prandaj edhe kërkon shpjegime për pagesën enigmatike të dërguar në llogarinë rrjedhëse të klientit të Edi Ramës. Ai duhet të flasë për ç’di lidhur me këtë pagesë. Ai ia ka këtë detyrim atyre pak mbështetësve që i kanë mbetur akoma, por që s’dinë nëse ende do ta ndjekin qorrazi në ndërrimin e konsulentëve e të klientëve të tij, sa tek Finkelshtajni, sa tek disa të njohur të tij të vjetër, si konsulentë për presidentin serb Boris Tadiç.
Shqiptarët janë të shqetësuar për një pagesë që mund të shkojë për një lobin në kundërshtim me interesat e tyre, prandaj edhe Edi Rama duhet të flasë nëse i merr ende këshillat e Arthur J. Finkelstein-it dhe sa e paguan për to. Askush nuk do të përfshihet në një fushatë për të hetuar marrëdhëniet personale të kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, Arthur Finkelstein, i cili ka ardhur e ka ikur disa herë nga Tirana, pa zbardhur as bashkëjetesën 40 vjeçare me partnerin e tij që në adoleshencë, e as motivet që e çuan në vendosjen e një partneriteti të ngushtë edhe me Edi Ramën.
Por ortakëria që kompania e Finkelshteinit ka vendosur me presidentin serb Boris Tadiç si dhe me radikalët serbë na jep të drejtën morale, ta pyesim publikisht Edi Ramën nëse e vazhdon bashkëpunimin me këtë kompani dhe ç’di për pagesën prej 89 mijë dollarësh të dërguar nga Vankuveri në adresën “8962 JP.Morgan - Chase 47, Main Street Irrington, NY 10533USA; Account Number 677011), përndryshe, llogaria personale e Artur J.Finkelstein-it.