E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregdeti shqiptar, vendi i natyrës përrallore - “New York Times” publikon foton e plazhit të Llamanit si peizazhi i përzgjedhur i javës

Fakti që Shqipëria ia vlen të mburret me plazhet e saj të pastra përgjatë rivierës dhe natyrën e mrekullueshme, nuk i shpëton dot gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”. E përditshme e New Yorkut, ka përzgjedhur mes shumë vendeve të ndryshme turistike, një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, plazhin e Llamanit në Himarë, duke ekspozuar një foto panoramike, si foto javore “Photo of the Week”, të renditur në zonave turistike që ia vlen të frekuentohen. Foto është publikuar në rubrikën “Travel, A Guide to Intelligent Travel” (guidë për një udhëtim inteligjent). Nuk është hera e parë që mediat prestigjioze botërore shkruajnë për Shqipërinë dhe potencialet e saj turistike. Pak ditë më parë edhe Reuters i kushtoi një shkrim të posaçëm mbi bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria. Turizmi në Shqipëri është rritur me hapa madhorë vitet e fundit. Autoritetet qeveritare ia faturojnë këtë bum frekuentimi të pushuesve të huaj natyrës përrallore që ofron bregdeti shqiptar, përmirësimit të infrastrukturës dhe mbrojtjes së mjedisit, të cilat e kanë klasifikuar Shqipërinë në kryelistën e vendeve më të frekuentuara për të pushuar. Deri në fund të vitit, parashikohet që Shqipëria të vizitohet nga më shumë se 3.5 milionë turistë, çka do të thotë tejkalim të numrit të banorëve të përhershëm në vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›