E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kagawa, i pavendosur për të ardhmen

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Shinji Kagawa duket i pavendosur për të ardhmen e tij.

Mediat e ndryshme së fundmi kanë shkruar për një transferim të tij të mundshëm në Manchester United, por menaxheri i tij Thomas Kroth shumë shpejt ka dhënë përgjigje.

“Asgjë nuk është vendosur ende”, ka thënë Kroth për tabloidin gjerman Bild. Mesfushori japonez realizoi 13 gola, në sezonin e tij të dytë me Dortmundin, ku edhe e fitoi titullin e kampionit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›