Young shpreson tek QPR
_25192.jpg)
Mesfushori i Manchester Unitedit, Ashley Young shpreson që Queens Park Rangers do ta ndal Manchester Cityn të dielën, me ç’rast nga kjo do të përfitonin ‘Djajtë e Kuq’, duke e festuar titullin e 20-të në histori.
“Është zhgënjyese që ne nuk kemi arritur të shënonim më shumë gola. Por, ne duhet të besojmë se QPR mund të na ndihmojë ne”, deklaroi mesfushori anglez për tabloidin Telegraph.
“Jam i sigurt se Mark Hughes nuk do të shkojë atje për humbje dhe do të mundohet të nxjerr pikë. Ata do ta bëjnë më të mirën ndaj Cityt”, theksoi Young.