E Shtunë, 31 Tetor 2026

9 milionë homoseksualë në SHBA

Nga Express më 09 prill 2011 në ora 17:03

Shifra alarmante për konservatorët dhe ithtarët e shoqërisë normale.

Numërimi i fundit i popullsisë, në bazë të prirjeve seksuale, dëshmon për 9 milionë persona homoseksual në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E thënë më thjeshtë, 4 për qind e popullsisë në SHBA janë homoseksual, transeksual, lesbike, ose biseksual. Regjistrimi është bërë nga instituti “William”.

Biseksualët, ose ata që njihen ndryshe si njerëzit që pëlqejnë edhe burrat edhe gratë, përbëjnë 1.8 për qind të popullsisë.

Ky lloj regjistrimi ka nisur për herë të parë në vitin 1948. Por me gjithë habitë që ka sjellë kjo shifër e lartë, avokatët e shoqatave të homoseksualëve kanë kërkuar nga mediat të jetë të vëmendshme.

Sipas tyre, edhe titujt bombastik janë pjesë e diskriminimit që i bëhet kësaj kategorie të shoqërisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›