E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të reja në Kajro

Nga Express më 09 prill 2011 në ora 18:30

Sipas të dhënave të korrespondentëve në kryeqytetin egjiptian, Kajro, policia ushtarake ka përdorur dhunë për shpërndarjen e qindra demonstruesve të mbledhur në sheshin Tahrir.

Ushtarët qëlluan në ajër, goditën demonstruesit disa prej të cilëve edhe u arrestuan. Gjatë ndërhyrjes ndaj një kampi çadrash të vendosura në shesh, ushtarët janë mbështetur edhe nga automjetet e blinduara.

Rreth 200 demonstrues janë larguar dhe janë futur në një xhami, e cila pastaj është rrethuar nga ushtarët. Në këtë mënyrë sa vjen e shtohen tendosjet mes lëvizjes protestuese, e cila në fillim të vitit rrëzoi nga pushteti pushtetmbajtësin shumëvjeçar, Hosni Mubarak dhe ushtrisë, që tani qeveris vendin.

Disa orë para ndërhyrjes, dhjetëra mijëra vetë kishin demonstruar në sheshin Tahrir.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›