E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin “Ditët e Shqipes”

Nga Express më 09 prill 2011 në ora 20:30

Me manifestimin qendror në Koshare kanë nisur “Ditët e Shqipes”, të cilat organizohen çdo vit për shënimin e betejës së lavdishme të luftës së UÇK-së në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

“Ditët e Shqipes” përfshijnë tri manifestime kryesore shënimin e 9 prillit, datës kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, 11 prilli, dita e rënies së Heroit të Kombit, Agim Ramadani dhe 19 prilli, dita e rënies së Heroit të Kombit, Sali Çeku.

Beteja e Koshares, e njohur si aksioni “Shigjeta”, është zhvilluar nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›