E Shtunë, 31 Tetor 2026

9 qershor 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare


 
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë, më 9 qershor 2008, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli. Gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës deputetët folën për ndikimin e reformave në përmirësimin e imazhit të vendit,  investimet publike, gjendja në minierat e Burrelit, reformat institucionale, probleme të zonave zgjedhore, etj.   Më pas, Kuvendi mori në shqyrtim dhe miratoi të gjitha projektligjet e parashikuara në rendin e ditës.   Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe Aktin Normativ nr. 3 datë 28.05.2008 Për dërgimin në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qëndrore si kontribut i Republikës së Shqipërisë, të një kompanie të Forcave të Armatosura, për të marrë pjesë në operacionin EUFOR TCHAD/RCA të Bashkimit Europian, si dhe Dekretin nr. 5687, datë 29.4.2008 Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 9895, datë 10.04.2008 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.04.2006 Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar.   Kryeministri z. Sali Berisha, duke iu përgjigjur pretendimeve të opozitës për pjesëmarrjen në seanca,  u shpreh se "ai ka ndërmarrë një tur informues në çdo zonë zgjedhore, i cili synon të njohë të gjithë qytetarët me premtimet e mbajtura të Qeverisë dhe për projektet që të do të ndërmerren në të ardhmen".   Seanca i mbylli punimet në orën  20:10, ndërkohë që Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare, ditën e enjte, më 12 qershor 2008, ora 10:00.   Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›