2 qershor 2008 - Kuvendi mblidhet në seancë plenare
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë, më 2 qershor 2008, ora 18:00, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli.
Fillimisht gjatë diskutimeve jashtë rendit të ditës, deputetët diskutuan për qëndrimin e Kuvendit lidhur me dekretin për emërimet e anërëve të Gjykatës së Lartë, situatës ekonomike në vend, furnizimit me ujë, çeljes së sezonit turistik, probleme të zonave zgjedhore, etj.
Në vijim, Kuvendi mori në shqyrtim Programin e Punës së Kuvendit për periudhën 2 qershor 31 korrik 2008, si dhe Kalendarin Trejavor të Punimeve për periudhën 2 qershor- 23 qershor 2008.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, kërkoi përfshirjen e menjëhershme në seancë, të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Mediu, si dhe të dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Në përgjigje të pretendimeve të Grupit Parlamentar socialist se për këto çështje, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh:
"Unë nuk e kam zënë vendin e Kryetares së Kuvendit, unë jam zgjedhur në Kuvend, si Kryetare e Kuvendit, me vota. Kam dëgjuar herën e parë Kryetarin tuaj që fliste për prekje të të drejtave të njeriut, sepse unë kam kërkuar informacion për pesë kanditatura. Më thoni ju, në 17 vjet, kur ndonjëherë i është thënë ndonjë deputeti se ti nuk ke të drejtë për të kërkuar , të dhëna, informacion nga një institucion ose një insitucion tjetër?
Ju zonjë, më keni thënë gjatë kësaj peridhe, se unë kam bllokuar dekretet. Asnjë dekret nuk kam bllokuar dhe nuk ka pasur. Ato janë te Këshilli i Legjislacionit, te Këshilli i Rregullores, janë te Komisioni i Ligjeve.
Së fundi, meqënëse këto kërkesa dhe akuza i ndryshoni nga një ditë në një ditë tjetër, atë që e thoni ditën e parë nuk e thoni ditën e dytë, dhe më keq pastaj ditën e tretë, do të ulem tju sqaroj se Gjykata Kushtetuse me vendim e saj nr.2 datë 18.01.2205, është një vendim që mua nuk më shkon ndër mend ta shkel ose të mos e respektoj.
Unë ju ftoj të reflektoni të gjithë bashkë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë: Në rastin në shqyrtim, kërkesa e paraqitur shtron përpara kësaj Gjykate çështjen e sferës dhe të natyrës së kompetencave të Presidentit të Republikës dhe të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e emërimit të gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë." Pas diskutimeve, Kuvendi miratoi me shumicë votash Programin e Punës dhe Kalendarin Trejavor të Punimeve. Duke këmbëngulur në kërkesën e saj për çështjet e sipërpërmenduara, opozita braktisi sallën. Seanca vijoi punimet me shqyrtimin e projektligjit Për shërbimin shëndetësor stomatologjik në Republikën e Shqipërisë dhe të projektligjit Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8950, datë 10.10.2002, Për gjendjen civile, të ndryshuar", si dhe të Dekretit nr. 5687, datë 29.4.2008 Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 9895, datë 10.04.2008 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.04.2006 Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje, të ndryshuar". Kuvendi vendosi të shtyjë për në seancat e ardhshme votimin e projektligjeve në fjalë. Seanca i mbylli punimet rreth orës 22:00, ndërkohë që Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare, ditën e enjte, më 5 qershor 2008, ora 10:00. Sektori i Marrëdhënieve me Mediat i Kuvendit Tel/Fax: +355 4 23 74 18/ Tel: +355 4 26 48 95; e-mail: zyraeshtypit@parlament.al ;
pressoffice@parlament.al ; info@parlament.al .