2 qershor 2008
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton disa projektligje
Në mbledhjen e datës 2 qershor 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi këto projektligje:
1. Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë;
2. Për disa ndryshime në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 Për sistemin e taksave vendore, të ndryshuar;
3. Për disa ndryshime në ligjin nr. 8977, datë 12.12.2002 Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar;
4. Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 Për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar;
5. Për një ndryshim në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 Për tatimin mbi vlerën e shtuar, të ndryshuar;
6. Për një ndryshim në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.
Projektligjin Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, komisioni e ka diskutuar edhe në disa mbledhje të mëparshme dhe do të vazhdojë diskutimin në vazhdim.
Projektligjet e tjera vijnë si paketë dhe sjellin amendamente të cilat kanë lidhje me ligjin e ri Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë.
Komisioni i miratoi të gjitha këto projektligje me të gjitha votat pro të të pranishmëve.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: +355 4 22 78 289.) Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton ndryshime në ligjin për turizmin.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 2 qershor 2008, vazhdoi me shqyrtimin e projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9734, datë 14.5.2007, Për turizmin.
Ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe përfaqësueset e kësaj Ministrie, Alma Kokonozi, Alma Baze dhe Ertenka Çabej, si dhe operatorët e turizmit: Sadik Malaj dhe Zak Topuzi.
Pas dëgjimit të shpjegimeve të Ministrit, Komisioni u shpreh dakord në parim me miratimin e projektligjit.
Gjatë shqyrtimit nen për nen, u bënë ndryshime në nenet: 4, 11, 13, 20, 21, 27, 29, 32 dhe 36. ndryshimet do të pasqyrohen në Raportin e Komisionit për seancë plenare.
Në përfundim, Komisioni e votoi në tërësi projektligjin dhe e miratoi atë, me ndryshimet e bëra në Komision. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: +355 4 22 78 293.)