30 maj 2008
Zhvillohet mbledhja e parë e Nënkomisionit për Reformën në Drejtësi
Në bazë të Vendimit nr.160, datë 25.2.2008 të Kuvendit të Shqipërisë, për krijimin e Nënkomisionit Për reformën në Drejtësi, sot u zhvillua mbledhja e parë e këtij Nënkomisioni, me rend dite përcaktimin e procedurës për zbatimin e Vendimit të Kuvendit.
Anëtarët e Komisionit diskutuan dhe hodhën mendime lidhur me vazhdimësinë e veprimtarisë së këtij Nënkomisioni, caktimin e ekspertëve që do të asistojnë Nënkomisionin, planin e veprimit, seancat dëgjimore me institucionet e drejtësisë deri në miratimin e këtij pakti nga Parlamenti.
Nënkomisioni do të vijojë diskutimet për këto çështje në mbledhjet pasardhëse.