E Diel, 1 Nëntor 2026

4 qershor 2008 Kuvendi i Shqipërisë drejton Konferencën e Network-ut Parlamentar për Bankën Botërore me temë Të shikojmë përtej tranzicionit.

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me rrjetin e Parlamentar për Bankën  Botërore dhe  Bankën  Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore nisën sot punimet e  konferencës dy ditore me temë Të shikojmë përtej tranzicionit.
Në takim marrin pjesë 33 parlamentarë  nga vende të ndryshme të Europës, Ballkanit dhe Azisë Qendrore  si dhe ekspertë të Bankës Botërore.
Qëllimi i konferencës është  shkëmbimi i përvojave dhe ideve të parlamentarëve dhe ekspertëve të Bankës Botërore  për përballimin e sfidave ekonomike të vendeve në zhvillim dhe në procesin e integrimit.   Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në fjalën përshëndetësë në çelje të punimeve, tha se është një kënaqësi e vecantë që kësaj radhe  është Tirana, dhe Kuvendi i Shqipërisë, i cili pret konferencën e Networkut të parlametarëve të Bankës Botërore , një network që është krijuar vetëm disa vite më parë.
Është dicka shume inkurajuese që ky Network, vetëm më pak se pesë vite,  ka arritur të mbledhë  parlamentarë nga 110 vende të botës.
Është një rast  i jashtëzakonshëm për të krijuar një lidhje më të fortë mes parlamenteve të këtyre vendeve, si dhe  parlamentarëve me ekspertë të Bankës Boterore.
Unë falenderoj në mënyrë të veçantë zëvendëspresidentin, zotin Katsu dhe figurat më të larta te Bankës Botërore.
Është një nder për Parlamentin e Shqipërisë, është një rast i shkëlqyer për të gjithë parlamentarët, për të diskututuar me zëvendëspresidentin për sfidat që janë përtej tranzicionit të vendeve tona, të vendeve që në në fakt,  disa prej tyre janë anëtare të plota BE dhe parlamentarë të tjerë që vinë nga vende, që janë në procesin e perspektivës europiane.
Kemi dhe delegacionin e parlamentarëve të Kosovës,  e cila menjëherë do të hyjë në këtë proces, sic kanë hyrë dhe vendet e tjera.
Cila është arsyeja e ngritjes së këtij netowrku, cila është lidhja e parlamentarëve me Bankën Botërore?
Në fakt janë të shumta. Së pari të gjitha parlamentet e botës dhe i Shqipërisë po ashtu,  kane kaluar në seancat e tyre disa marëveshje të rëndësishme me Bankën Botërore.
Së dyti, jo thjesht qeveria kalon përmes buxhetit, projekte dhe marëveshje të ndryshme me Bankën Botërore , por edhe bashkitë dhe qeverisja lokale.
Në shumë raste janë vetë deputetët që hynë në komunikim dhe diskutojnë për rrajonet, zonat e tyre elektorale, se cilat investime,  do të ishin më të logjikshme dhe efikase.
Në këtë këndvështrim ekziston një tjetër kooperim i ngushtë mes Bankës Botërore dhe parlamentarëve.
Sigurisht që sot jane tri tema kryesore, që nuk janë thjesht për këtë konferencë, nuk janë thjesh për Network-un e parlamentarëve të Bankës Botërore, por janë tema që shtrohen në konferenca të ndryshme globale, për shkak të sfidave globale sic është ajo e energjisë, e cmimeve, e ndryshimeve të klimës, etj.
Unë besoj që këto tema do të jenë prezente në diskutimet tuaja, duke i lidhur ngushte me sfidat e zhvillimit të secilit prej vendeve tuaja, të përfaqësuara nga parlamentarët, në këtë konferencë.   Në fjalën e prezantimit zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore Shigeo Katsu tha se ky takim nuk ka formatin e një konference formale, por ai synon të sjelle ide, të shkembejë eksperienca dhe të japë konkluzione të rëndësishme për cështje si zhvillimi ekonomik, shtimi i të ardhurave dhe krijimin e një klime të favorshme të investimeve.
Sipas moderatorit të konferencës Z. Shigeo Katsu, roli i parlamenteve në zhvillimin ekonomik te një vendi, është i një rëndësie të vecantë , pasi reformat dhe nismat ligjore janë kyc për nxitjen e investimeve, uljen e varfërisë dhe arritjen e një  dhe mirëqënies ekonomike.   Më tej pjesëmarrësit në panelin kryesor, përcollën mesazhet e tyre, vlerësuese për takimin,  si një ngjarje e rëndësishme për promovimin e ideve dhe rolit të parlamentarëve në sfidat e ekonomike dhe proceseve integruese.   Gjatë diskutimeve të parlamentarëve të rrjetit për Bankën Botërore (PnoËB) dhe ekspertëve të Bankës,do të trajtohen cështje të rëndëishme që janë në qendër të ekonomisë boterore  si rritja e cmimit të ushqimeve, elektricitetit, integrimi i vendeve në zhvillim dhe probleme të globalizmit në tërësi.   Rrjeti Parlamentar për Bankën  Botërore është një forum i ngritur në vitin 2000 dhe në të marrin pjesë përfaqësuesit e 110 vendeve nga e gjithë bota.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›