E Shtunë, 31 Tetor 2026

9 sekretet e aromës

 Në shtëpi, në punë, ose në kohë të lirë... dëshiron të lësh gjurmë e të kujtohesh në nuhatjen e të tjerëve? Të hedhësh mbidoza parfumi nuk vlen, përkundrazi, krijon bezdi për ata që janë rretherrotull. Për të bërë të mundur që aroma jote e preferuar të flasë në emrin tënd gjatë gjithë ditës, provo këto truke të vogla! 1- Pas dushitPasi të kesh aplikuar kremin hidratues, spërkate trupin me pak parfum. Lëkura e përvetëson si një letër thithëse dhe aroma ruhet më gjatë.2- Ndihmoje aromënPasuroje parfumin tënd duke i bashkangjitur produkte tualeti të së njëjtës linjë: shampo, pudër, krem hidratues. Por nëse nuk dëshiron të heqësh dorë nga shampoja jote e preferuar e trupit, e cila nuk ka lidhje me linjën e parfumit tënd, përzieje me disa pika nga parfumi.3-Ca pika parfum në sirtarSpërkat me bujari një copë letër thithëse dhe vendose në dollap ose në sirtarët e të brendshmeve. është mënyra më e mirë për t’iu dhënë aromë rrobave pa rrezikuar t’i njollosësh. 4-Përzieje parfumin me...Përfito edhe nga procesi i larjes për ta lënë aromën tënde në veshje. Shto disa pika parfumi në shpëlarjen e fundit në lavatriçe (shmangeni këtë gjë për rrobat e leshta). 5-Shmang gabiminKujdes kur e hidhni parfumin mbi bluzë, rrezikon të ngelet njollë, sidomos në rrobat më delikate. Nëse do të kesh aromë më të plotë, spruco në ajër, mbi vete,  një “re” esence.6-AromaterapiNëse ke zgjedhur një aromë, kjo ndodh pasi pandërgjegjshmërisht të bën të ndihesh mirë. Kur qëndron jashtë për një kohë të gjatë, krijoi mundësinë vetes që të kesh përherë aromën tënde pranë hundës. Nëse shishja nuk ekziston në versionin mini, përdor sekretet e gjysheve: lag një facoletë me aromën tënde të preferuar dhe mbaje në xhep. 7-Gjendja shpirtërore...Gjendja shpirtërore, ndikon në kohëzgjatjen e parfumit. Nëse ndihesh e stresuar apo e nervozuar temperatura e trupit ngrihet dhe parfumi do të avullojë më shpejt. Në këtë rast të rrisësh dozën nuk vlen, më mirë ta mbash me vete në çantë parfumin për ta rihedhur gjatë ditës.  8-Vulos mjedisin tëndLëre gjurmën tënde të aromës edhe në ambientin ku jeton. Një unazë qeramike, mbi të cilën të kesh shtuar disa pika nga parfumi i përditshëm, vendose te llamba e abazhurit: me ndezjen e dritës do të përhapet edhe aroma në të gjithë ambientin. 9-Përparësia e myshkutAroma të pazëvendësueshme janë ato të frymëzuar nga fuqia e njërit prej elementëve më të rëndësishëm në dispozicion të krijuesve të parfumeve: myshku. Krijon joshje ndërmjet mashkullit dhe femrës falë aromës unike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›