Kylie Minogue e tërhequr nga femrat, Nuk është e vetmja
Ylli i pop-it australian, gjatë një interviste në të përmuajshmen Max ka deklaruar: “Magjepsem pas disa grave. Kam seksualitetet ekzibicionist dhe një pjesë e imja, flirton fare natyrshëm. Ama, edhe pse disa vajza më pëlqejnë, nuk kam bërë asnjëherë asgjë me to”. Tashmë, këto deklarata nuk çudisin askënd, meqenë se Kylie është vetëm njëra nga të shumtat gra të botës së spektaklit që jep deklarata të këtij lloji: kush nuk e kujton Madonnën kur u puth me Britney Spears dhe Christina Aguilerën në skenën e çmimeve të MTV-së? Por nëse ajo e tyre ishte një inskenim i pastër, Megan Fox nuk e ka mohuar asnjëherë se ndihet e tërhequr nga persona të të njëjtit seks. E njëjta gjë vlen për Fergie të Black Eyed Peas. Ndërsa në të shkuarën Angelina Jolie ka mbërritur deri te fejesa me Jenny Shimizu. Për të mos përmendur Lindsay Lohan që nuk ka nxjerr deklarata aty-këtu vetëm sa për të bërë lajm, pati dashuri të vërtetë, një lidhje të gjatë, me Samantha Ronson. Të fundit të cilat as që tentojnë të fshehin ndjesitë e tyre (pavarësisht që mund të jetë edhe në dobi të interesave) janë Sarah dhe Veronica, dy pjestaret e Grande Fratello. Siç duket nga llogaritë nuk janë pak ato të cilave u ka shpëtuar ndonjë puthje e tepruar a diçka më shumë. Ka edhe nga ato që e kanë ndezur skenën me performanca mirëfilli erotike: Nina Moric dhe Aida Yepica! E pra, qoftë shtirje apo jo, Saffo rezulton sovrane mes grave të shou-biz-it.