Ministrat e BE-së miratojnë embargon ndaj naftës iraniane

Sanksionet e reja përfshijnë një embargo të menjëhershme ndaj të gjitha kontratave të reja për naftën me Iranin, teksa kontratat aktuale do të respektohen deri me 1 korrik.
Teherani zyrtar mohon se po përpiqet të krijojë armë të reja bërthamore dhe thotë se bisedimet janë rruga e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Bashkimi Evropian blen aktualisht 20% të naftës iraniane (10 % e blen vetëm Italia).
Ndërkohë, Pentagoni tha se anija ushtarake amerikane “Abraham Lincoln”, një luftanije britanike dhe një tjetër franceze kanë kaluar në Ngushticën e Hormuzit pa incidente. Irani më parë ka kërcënuar se nëse Perëndimi do të miratonte sanksione të reja mbi Teheranin, ai do të mbyllte Ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon rreth 17% e naftës që konsumohet në të gjithë botën.
Irani përfiton mbi 80 miliardë euro në vit nga eksportimi i naftës. 20% të të gjithë naftës që shteti Irani importon e blen Kina, 17% Japonia, 16 % India, 10% Italia, 9% Koreja e Jugut 28% shtetet e tjera.
/Start/F. Prroni/
2012-01-23 12:09