By Passi i Fierit dhe Vlorës, problem mbeten shpronësimet

Shpronësimet mbeten një prej problemeve kryesore në vonesat e zbatimit të projektit të By-pass-it të Fierit dhe Vlorës. Drejtori i drejtorisë së përgjithshme të rrugëve Andi Toma deklaroi se shpronësimet në Fier kapin vlerën e 10 milion eurove por ecuria e këtij procesi ka hasur një sërë problematikash.
Komisioni i Ligjeve miratoi huanë prej 53 milion eurosh që pritet të merrret prej BERZH. Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit BYPASS-ve të rrugës së Fierit dhe Vlorës".