E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 150 kgkanabis në autobusine linjës Tiranë- Athinë

KORCE- Një sasi prej 150 kg lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa është sekuestruar pasditen e sotme në autobusin e linjës Tiranë- Athinë, nga policia e Korcës, në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa janë ndaluar dy drejtuesit e automjetit.

Sasia e drogës ishte e vendosur ne bagazhin e autobuzit, në pjesën që lidhet në mënyrë indirekte me sediljet e pasme të tij. Autobusi me targe TR 1958 N, i mbushur me pasagjerë nga Tirana drejt shtetit grek është ndaluar nga policia kufitare në Kapshticë, dhe pas kontrollit në të është gjetur sasia e lëndës narkotike.

Policia ka bërë sekuestrimin e drogës e cila ishte e paketuar në 46 pako, si dhe automjetin ndërsa ka ndaluar 2 drejtuesit e autobuzit Bajram Dapi 26 vjec dhe Kristo Petriti 42 vjec.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›