Vendimi i GJND-sëKrerët shqiptarë: Happara për Kosovën
TIRANE- Kryeministri Berisha përshëndeti vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës. Menjëherë pas shpalljes së vendimit të trupit gjykues, kreu i qeverisë doli në një konferencë për shtyp duke u shprehur se “Gjykata e Hagës iu garantoi qytetarëve të planetit se pavarësia e Kosovës është në frymën e plotë të së drejtës ndërkombëtare”.
Ndërsa e konsideroi, historik vendimin e sotëm të GJND-së, Berisha tha ky fakt përbën një detyrim të madh, inkurajim madhor që shqiptarët të angazhohen për ndërtimin dhe konsoldiimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
Ndër të tjera kryeministri Berisha theksoi se vendimi GJND-së do të ketë një kontribut madhor në një qëndrim të ri të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbëve.
“Shqiptarët dhe Serbët, dy kombe të rëndësishem në rajon, që pavarësisht nga historia e shkuar kanë tani të përbashkët idealin europian.Qeveria shqiptare është e vendosur të kontribuojë për një qëndrim të ri në marrëdhëniet Tiranë-Beograd” u shpreh Berisha përpara mediave.
Kryeministri Berisha tha se sot GJND-ja i dha fund edhe kapitullit të pazareve territoriale të tokave shqiptarëve, e në radhë të parë të Kosovës.
“Jam kundër cdo përpjekje për pazare territoriale. Kjo gjykatë i dha fund, mbylli në mënyrë përfundimtare kapitullin e pazareve territoriale” u shpreh Berisha.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi i telefonon homologut të tij kosovar Fatmir Sejdiu, menjëherë pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha opinionin e saj në favor të pavarësisë së Kosovës
Kreu i shtetit Topi e ka cilësuar këtë vendim të rëndësishëm, duke i komunikuar homologut Sejdiu se “Opinioni i GJND-së eshte një hap i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe për integrimin e saj”.
Zv Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta u shpreh se "Mendimi i GJND-së mbi ligjshmërinë e Kosovës, i hap rrugë përshpejtimit të procesit të njohjes së shtetit të pavarur e sovran të saj, drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), në një të ardhme të afërt".
Përmjes një deklarate për shtyp, ministri i Jashtëm, Ilir Meta, përshëndeti vendimin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organi kryesor i drejtësisë Ndërkombëtare, që konfirmon në mënyrë të qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një akt i ligjshëm dhe në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare.
Meta deklaroi se "vendimi i GJND-së për Kosovën, është edhe një rikonfirmim i të drejtës së patjetërsueshme të qytetarëve kosovarë për liri dhe pavarësi, si dhe një kontribut për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, në rajon e më gjerë.
(e.n/m.a/BalkanWeb)