E Shtunë, 31 Tetor 2026

9 ushtarake serbë gjykohen për krime në Kosovë

Nëntë pjesëtarë të forcave ushtarake serbe dolën sot para gjykatës nën akuzat për krime të luftës të kryera ndaj shqiptarëve civilë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Të pandehurit, pjesëtarë të njësive ushtarake "Çakali", akuzohen për vrasjen e 43 civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk afër Pejës në 14 maj, 1999.

Aktakuza i ngarkon ata për vrasje, dhunim dhe plaçkitje në mënyrë "ekstremisht brutale" me "synim kryesor që të mbjellin frikë tek shqiptarët civilë me qëllim që t`i detyrojnë t`i braktisin shtëpitë dhe të ikin në Shqipëri".

Të nëntë të pandehurit ndodhen në paraburgim që nga arrestimi i tyre në muajin mars.

Prokuroria pohon se këta pjesëtarë janë përgjegjës edhe për vrasjen e Hasan Çekut, babait të ish kryeministrit Agim Çeku, si dhe të disa anëtarëve të familjes së tij.

Shtatëmbëdhjetë persona te tjerë, të cilët janë në arrati, dyshohet se gjithashtu kanë marrë pjesë në krim. Interpoli ka lëshuar fletëarreste për ta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›