E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Marty të gjejë avokatë të mirë

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi tha se do të padisë për shpifje raportuesin e Këshillit të Evropës, Dik Martyn.Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Thaci është shprehur se akuzat në fjalë kanë si qëllim dëmtimin e procesit të shtetformimit të Kosovës.

Në një raport të tij, Marty  akuzoi Thaçin se ishte "bos i krimit të organizuar që merret me trafikimin e drogës dhe organeve njerëzore”.

“Dik Marty le të përgatisë avokatë të mirë, nëse mund ta gjejë dikënd që mund ta mbrojë, sepse nën asnjë rrethanë, Dik Marty nuk do t`i shpëtojë drejtësisë për këto shpifje”, i ka thene Thaçi, agjencisë së lajmeve Reuters. Ai nuk ka dhënë detaje te tjera.

Thaçi ka thënë se dyshimet për trafikim organesh janë hetuar tri herë.

“Së pari janë hetuar nga misioni i OKB-së në Kosovë pastaj nga institucionet lokale dhe Tribunali i Hagës dhe më vonë edhe nga EULEX-i”, ka thënë Thaçi.

Hetimi dyvjeçar i Martyt është kërkuar nga Këshilli i Evropës, pas akuzave për trafikim organesh që i bënte në librin e saj “Gjuetia”, ish kryeprokuroja e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›