E Shtunë, 31 Tetor 2026

9-vjeçarja shqiptare që i shpëtoi masakrës, nuk fle dot

Mërgim Bajraliu, vëllai i 9-vjeçares shqiptare që i shpëtoi mrekullisht sulmit të para disa javëve në një shkollë fillore në SHBA, rrëfen se e motra akoma nuk po arrin të flejë siç duhet.

Edhe pse kanë kaluar dy javë pas masakrës në Konektikat, vëmendja e gjithë botës vazhdon të jetë e madhe.

Adam Lanza, një djalë i sëmurë, qëlloi mbi fëmijët e shkollës fillore "Sandy Hook" mbi 100 plumba.

Për pasojë, mbetën të vrarë 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur. Midis tyre ishte dhe Venesa, një vajzë shqiptare me origjinë nga Prishtina, por e lindur në Amerikë. Ajo pati fatin, si shumë fëmijë të tjerë, që, duke u fshehur, të mund t'u shpëtonte plumbave të killerit psikopat.

Sot Venesa Bajraliu është mirë më shëndet, por psikologjikisht, vajza, si dhe bashkëmoshatarët e saj që përjetuan ngjarjen e tmerrshme, vazhdon të ketë probleme, transmeton BW.

“Fizikisht është mirë. Akoma nuk arrin të flejë gjatë natës, po në përgjithësi mirë është.Jemi munduar që e gjithë familja t'i qëndrojmë sa më afër. Po ashtu, prindërit kanë kontaktuar edhe me një psikolog. Të shohim tani si do shkojë. Normalisht që ajo është trembur shumë dhe dihej që nuk do të mund ta harronte kaq lehtë atë që ndodhi.”, ka thënë Mërgimi./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›