E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjuriq: Nuk ka ndasi politike sa i përket Kosovës

( E plotësuar) Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nuk ekziston ndonjë mosmarrëveshje në nivel shtëtror sa i përketë përmbajtjes së paltformës për Kosovën, ndërsa kryminisri Ivica Daçiq vazhdon të qëndroj prapa deklaratave të dhëna më parë, në siç e quan ai, “materialin punues” të këtij dokumenti, njoftojnë mediat serbe.

Ndërsa, Gjuriq, duke komentuar deklaratën e Daciqit në cilën thuhet se paltforma për Kosovën nuk është një letër e shënjtë, ka thënë se me këtë, Daçiq nuk ka pasur për qëllim që ta quaj këtë dokument si jo real dhe se nuk pajtohet me të.

“Lidhur me këtë temë janë mbajtur konsultime muaj më parë ku kanë qenë të përfshirë të gjithë akterët. Në çdo takim, ka polemika, por nuk do të ishte mire që të ketë konflikte lidhur me këtë proces të rëndësishëm”, ka thënë Gjuriq, lidhur me spekulime në opinion ku thuhet se ka mospajtime në mes kryeministrit dhe presidentit lidhur me platformën për Kosovën, transmeton Rel.

Gjuriç tha se është përpiluar plani për ndërprerjen e bisedimeve teknike me Prishtinën, dhe se është marr një qëndrim i cili garanton se gjatë dialogut nuk do të ketë marrëveshje të cilat nuk janë në përputhje me paltformën./Indeksonline/
.....

Në prapaskenën serbe po vazhdon debati i ashpër rreth propozimit të presidentit serb mbi platformën për Kosovën. Qeveria e Serbisë po përgatit dokumentin e vet për orientimet të cilat do të jenë të detyrueshme në negociata, shkruan gazeta “Veçernje novosti”, transmeton QIK.Madje, sipas gazetës, menjëherë pas festave të vitit të ri, para deputetëve të parlamentit të Serbisë do të gjendet dokumenti i qeverisë me orientimet të cilave ekipi negociator serb duhet patjetër t’i përmbahet në dialogun për Kosovën, transmeton koha.

Duke iu referuar burimeve të ndryshme, gazeta shkruan se dokumenti do të përmbajë parimet bazë të pikënisjes, ndërsa detajet do të përpunoheshin në versionin përfundimtar të platformës për Kosovën që e ka propozuar kreu i Serbisë Nikoliq. Praktikisht, siç thuhet, “akti për parimet bazë” të qeverisë do të miratohej nga ana e ministrave dhe parlamenti, ndërsa platforma do të ishte një lloj dokumenti përcjellës dhe nuk do të kalonte procedura e miratimit nëpërmjet institucioneve, në mënyrë që “negociatorëve serbë të mos u lidhen duart”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›