Biznesi gjysmëmiliardësh vihet nën llupën e shtetit

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat e Kosovës e kanë mirëpritur fillimin e fiskalizimit të veprimtarive afariste me derivate të naftës, e të cilat kanë një qarkullim vjetor mbi 500 milionë euro. ATK-ja pret që me fiskalizimin e naftëtarëve t’i hetojnë më lehtë përpjekjet për shmangie nga pagesat e tatimit të brendshëm, shkruan “Koha ditore”.
Ndërsa Doganat do të kuptojnë dallimin në mes të deklarimit që importuesit e naftës bëjnë në kufi dhe sasisë së saktë të shitjeve të naftës që bëhen në tregun e brendshëm, përkatësisht efekteve që mund të ketë nafta e futur kontrabandë./Indeksonline/