E Diel, 1 Nëntor 2026

"90 mijë familje nën 10 dollarë në muaj"

Deputeti socialist, Ilir Beqja, deklaroi se sot familjet shqiptare janë më të varfra se një vit më parë. Në një komunikim me mediat, Beqja tha dje se të vetmet familje që janë pasuruar janë familja e Kryeministrit dhe e oborrtarëve të tij. Duke iu referuar disa të dhënave me shifra, ai vuri në dukje se janë 90 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe nuk e shtyjnë dot me 10 dollarë në muaj për frymë që marrin nga qeveria e Sali Berishës dhe Ilir Metës. "10 mijë kryefamiljarë që marrin pagesë papunësie nuk e shtyjnë dot muajin me më pak se 1 dollar në ditë për frymë që marrin nga qeveria, 5 mijë kryefamiljarë që marrin trajtim të veçantë të ish-minatorit nuk e shtyjnë dot muajin me më pak se 1 dollar në ditë për frymë që marrin nga qeveria e Sali Berishës dhe Ilir Metës", u shpreh Beqja. Sipas tij, Partia Socialiste do të vazhdojë të qëndrojë në krah të familjeve të varfra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›