“90 milione euro per Kaka? Çmenduri”

"Oferta prej 90 milionë euro e bërë nga Reali i Madridit për Kaka? Mendoj së është një gjë e cmendur". Kjo është deklarata e Xhanluka Zambrota. "Futbolli nuk është më i njëjti me të gjithë këto milionë euro", - shton mbrojtësi i Barcelonës. Zambrota jep dhe një mendim për influencën në lojë të "pokerit" rë katalanasve: Mesi, Eto'o, Ronalidnjo dhe Henri. "Mjaftojnë vëtëm që të vrapojnë të katërt". Por i kundërt është mendimi i trajnerit të ri të Realit të Madridit. "Nuk e di se në këtë kampionat apo në atë 2008-2009, por për një gjë jam i sigurt: tani ose më vonë, Kaka do të luajë te Reali i Madrdidit". Pas humbjes befasuese 3-0 me Hanoverin (shqiptari Altin Lala luajti për skuadrën gjerman 30 minuta), trajneri "merenges", Bernd Shuster, nuk i kurseu kritikat në lidhje me paraqitjen e parë të Realit të ri. Shuster pranoi se madrilenëve i nevojitet një njeri që di të japë pasin e fundit. Tekniku gjerman mohoi interesimin për Mikael Balakun.