Shqiptaret nga Maqedonia: Do te vazhdojme aventuren

Portieri i Besës, Suad Zendeli, i cili ka luajtur më parë me Dinamon dhe Apoloninë, ishte më i vlerësuari nga të dyja skuadrat në ndeshjen e parë Bezanija-Besa (2-2). "Besoj se do të vazhdojmë me paraqitjet e mira. Do të jetë bukur nëse do të vazhdojmë aventurën". Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Arben Nuhiu është në sezonin e tij të dytë te Besa. "Rezultati na jep shumë shanse dhe është normale që të synojmë vetëm kualifikimin. Kundërshtarit i duhet vetëm fitorja që të kalojë në raundin tjetër."
Zekeria Ramadani është një blerjet e reja sezonale të Besës. Premiera e tij ndërkombëtare me kavajasit ishte pozitive: "2-2 ishte një rezultat befasues për ne. E prisnim që të shënonim por jo dy gola. Tani gjithcka është në dorën tonë"