90 për qind e bizneseve kanë deklaruar elektronikisht regjistrin e shitjeve
Tatimet
Nga rreth 15000 tatimpagues, të cilët sipas legjislacionit tatimor në fuqi, kishin detyrimin për të dorëzuar elektronikisht librat e shitjes dhe blerjes, deri në orën 24.000 të datës 5 Prill (kur përfundonte afati ligjor i deklarimit), kanë dorëzuar elektronikisht rreth 13.000 tatimpagues
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes një njoftimi për mediat, pasqyron rezultatin e dorëzimit në mënyrë elektronike të librave të shitjes dhe blerjes, nga të gjithë tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në dhe Tatimin mbi fitimin, (ose siç quhen tatimpaguesit e Biznesit te madh), të cilën në zbatim të Ligjit nr. 9920, “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzimit nr. 2 te Ministrit te Financave, date 28. 01. 2010 dhe VKM nr. 55 datë 3 Shkurt 2010, kishin detyrimin për te dorëzuar elektronikisht këto dokumente tatimore. Nga rreth 15000 tatimpagues, te cilët sipas legjislacionit tatimor ne fuqi, kishin detyrimin për te dorëzuar elektronikisht librat e shitjes dhe blerjes, deri ne orën 24.00 te datës 5 Prill (kur përfundonte afati ligjor i deklarimit), kane dorëzuar elektronikisht rreth 13.000 tatimpagues. E shprehur ne përqindje, rreth 90 për qind e tatimpaguesve te regjistruar për TVSH dhe Tatim- fitimi, kane përmbushur detyrimin ligjor te dorëzimit ne mënyre elektronike te librave te shitjes dhe blerjes. Dorëzimi elektronik i Librave të shitjes dhe blerjes, sipas kalendarit të përcaktuar në Udhëzimin nr. 2, datë 28. 01. 2010 të Ministrit të Financave, filloi në muajin shkurt (për periudhën tatimore janar 2010) për tatimpaguesit e Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj).
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, shpreh falënderim për të gjithë tatimpaguesit, që në zbatim të detyrimit ligjor, me gjithë vështirësitë teknike që kane hasur si rrjedhoje e kërkesave ndaj zhvillimeve te tregut te Teknologjisë se Informacionit ne te gjithë territorin e Shqiperise, realizuan përmbushjen e këtij detyrimi, duke realizuar dërgimin në mënyrë elektronike të librave të shitjes dhe blerjes.
Rezultati i përmbushjes së këtij detyrimi është një moment historik në jetën e Administratës Tatimore dhe në marrëdhëniet midis saj dhe tatimpaguesve. Ky rezultat e solli Administratën Tatimore Shqiptare ne nivel te barabarte me Administratat tatimore te vendeve te tjera, te cilat kane vite qe i kane implementuar këto teknologji. Me ndryshimet e Legjislacionit tatimor, me hyrjen me fuqi te këtyre ndryshimeve, gjate muajve shkurt dhe mars, janë zhvilluar trajnime ne te gjitha Drejtoritë rajonale Tatimore, nga nje staf i përgatitur trajnerësh te Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, duke trajnuar me shume se 10000 tatimpagues.
Administrata Tatimore inkurajon te gjithë tatimpaguesit, për përmbushjen e detyrimeve te tyre ligjore, dhe i fton të gjithë ata tatimpagues që për arsye të ndryshme teknike nuk munden te përfundonin dorëzimin elektronik te librave, të vazhdojnë të kryejnë këtë proces edhe gjatë ditëve në vazhdim.
Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se për çdo sqarim apo paqartësi, të gjithë tatimpaguesit janë të ftuar mund të drejtohen pranë zyrave të Shërbimit ndaj Tatimpaguesve, ku mund të marrin informacion dhe asistencën e duhur.