Topi në Gjermani: Liberalizimi i vizave dhe integrimi i Shqipërisë në BE, në interes edhe të Unionit

Kreu i shtetit Bamir Topi, ka shprehur nga Gjermania, në takimet e zhvilluara me krerët e lartë të shtetit, gjatë vizitës, vullnetin e palës shqiptare për një integrim të shpejtë të vendit në BE, duke nisur nga heqja e vizave për qytetarët shqiptarë. Liberalizimi i vizave dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kanë qenë tematika e bisedimeve mes Presidentit shqiptar Topi dhe atij gjerman Këler. Temë qëndrore e bisedimeve mes dy Presidentëve ka qënë thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve. Përvec marrëdhënieve dypalëshe që dy presidentët i vlerësuan të shkëlqyera, mes tyre u biseda u fokusua mbi liberalizimin e vizave për shqiptarët. Integrimi i Shqipërisë në BE sipas dy krerëve është më interes të vecantë në kuadër dhe të zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit ballkanik në strukturat evropiane Biseda vazhdoi më pas dhe për zgjerimin e marrdhënieve tregtare, ku të dy Presidentët shfaqën interes për investime të gjermanëve në Shqipëri. Në vizitën e tij në Gjermani, Presidenti Topi shoqërohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Zëvendësministri i Kulturës, Nikollë Lesi, deputeti Gazmend Oketa, anëtarë të kabinetit të Presidentit, etj. Gjatë vizitës në Gjermani, Kreu i Shtetit shqiptar do të marrë pjesë në Forumin ekonomik që do të zhvillohet në Berlin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve.
...