E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja e lirë e shqiptarëve, një e drejtë themelore që duhet të finalizohet brenda Presidencës spanjolle

Kryeministri estonez Ansip, flet në një intervistë ekskluzive për TV Klan


Estonia konfirmon edhe njëherë angazhimin e Bashkimit Evropian, për të përkrahur Shqipërinë në aspiratën e saj të integrimit. Duke qenë se një nga sfidat e momentit mbetet liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptar, kryeministri estonez Andrus Ansip, shprehet optimist se ky proces do finalizohet me sukses brenda presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, pasi siç u shpreh ai lëvizja e lirë e njerëzve është një nga parimet baze të Bashkimit Europian dhe është e qartë që njerëzit në Europë duan ta përdorin këtë të drejtë dhe liri bazike. Ansip thekson si domosdoshmëri nga ekzekutivi shqiptar vazhdimin e progresit reformator, për të bërë më të lehtë kështu, vendimmarrjen e Komisionit Evropian dhe firmosjen e “Schengenit” nga Shqipëria, në korrik 2010-ë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›