E Diel, 1 Nëntor 2026

Arta e Lagunës, bën thirrje për masivizimin e qëndrimit banditesk ndaj pushtetit

Arta (Bare) Dade, apo e njohur ndryshe si Arta e kutive të Hakmarrjes, u shpreh sot gjatë një prononcimi për mediat se do të përdoren të gjitha mekanizmat e mundshëm për të larguar Berishën nga pushteti. Një nga besniket e politikës kasnece të Edvinit, e njohur për diplomacinë e mirëfilltë në mbrojtjen e krimeve të superkillerit Aldo Bare, nisur edhe nga miqësia e hershme familjare me të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare, tha se të gjithë qytetarët duhet të bëhen pjesë e Vullnetarëve të Edi Ramës, si mundësia e fundit për rrëzimin e pushtetit. “Të gjithë shqiptarët duhet t’i bashkohen protestave të organizuara nga Partia Socialiste për t’i dhënë fund keqqeverisjes, e cila buron nga deformimi i vullnetit të lirë të votës së 28 qershorit. Partia Socialiste u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që t’u bashkohen protestave të saj të pandalshme. Një popull i emancipuar ka të drejtën e detyrimin që t’i thotë këtij pushteti ndal, me çdo formë demokratike”, tha Dade, gjatë leximit të deklaratës së trakteve të Vullnetarëve të rinj të Edvinit. Lakuriqi i PS-së në kushtet e një dështimi të afërt të klikës së tij famëkeqe dhe në pritje të reprezaljeve të parti, të cilat janë paralajmëruar për në Kongresin e 18 prillit, po tenton të manipulojë opinionin publik, përmes të ashtuquajturëve “Vullnetarë të Enverit”, por që për fat të keq kjo nismë, shumë vite më parë, u faktua si turpi i kombit dhe për këtë arsye mori ndëshkimin e merituar. Ndaj edhe apeli i Artës së Lagunës, lidhur me zgjedhjeve, është as më shumë e as më pak, vecse grahma e radhës e Edvinit, për të kërcënuar rendin demokratik dhe njëherazi dhënien e një përparësie mediatike diplomates së Aldo Bares, e cila ende nuk ka hapur kutitë e postuar nga djali i saj në drejtim të killerit shqiptar, mbi të cilin rëndojnë dhjetëra vrasje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›