E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuneli i Kalimashit hapet në 15 maj, në vjeshtë vihen në gjendje pune të dy tunelet

Zv/ministri i Transporteve Ernest Noka, thotë në më pak se një muaj, autostrada Durrës- Kukës- Morinë do funksionojë plotësisht


Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, deklaron se Tuneli i Kalimashit do të vihet në gjendje pune, plotësisht në 15 maj. Punimet në tunelin e rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, po shkojnë drejt fundit dhe do pritet mesi i muajit të ardhshëm për të konfirmuar lëvizjen e automjeteve. Zv/ministri i Punëve Publike, Ernest Noka shprehet se vjeshta e këtij viti do t’i gjejë të dy tunelet në gjendje pune. “Brenda datës 15 maj tuneli i Kalimashit do të jetë në gjendje pune, ndërsa për vënien në funksionim të të dy tuneleve të segmentit Rrëshen-Kalimash, duhet të presim vjeshtën e këtij viti”, u shpreh Noka. Sipas tij, autostrada Durrës-Kukës-Morinë, është një arterie e rëndësishme për lidhjen e të dy vendeve dhe afrimin e shqiptarëve në të dy anët e kufirit.


Ndërkaq, kjo pjesë e rëndësishme dhe ndër më të madhoret e insfrastrukturës në Shqipëri, ka rënë disa herë ‘pre’ e qëllimeve dashakeqe të opozitës shqiptare, të cilët nga fillimi i punimeve e deri në fund, mavijosën mediat dhe opinionin publik, me mashtrime dhe trillime nga më të turpshmet. Pavarësisht, autostrada e kombit, thuajse është realizuar dhe mbetet të ndërtohet pjesa lidhëse në territorin e Kosovës, e cila është tenderuar dhe kompania fituese është po ajo e Durrës-Morinë, Bechtel & Enka.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›