E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, gati vendimi për bllokimin e punës në sheshin “Skënderbej”

Ekzekuviti pritet të japë një vendim të formës së prerë porsa i takon çështjes së sheshit “Skënderbej”. Pas udhërit të Ministrisë së Mjedisit, për pezullimin e punimeve në qendër të Tiranës, Bashkia zgjodhi rrugën e injorimit, duke mos respektuar angazhimin institucional të njësive të qeverisë, porsa kohë punimet aty janë në kundërshtim me ligjet. Bashkia e Tiranës, jo vetëm që nuk është pajisur me lejen e domosdoshme mjedisore, por njëherazi është duke shkelur edhe një vendim të vitit 2003, të qeverisë së asaj kohe, që shpall qendrën e Tiranës, Monument Kulture.
Pas dhënies së një ultimatumi të pak ditëve më parë, duket se linja më e mirë, për të ndalur Bashkinë e Tiranës në formalizmin e çmendurisë së kryetarit të saj, për ta kthyer qendrën e kryeqytetit në oborre të Koço Kokëdhimës dhe Dash Pezës.
Këshilltari i kryeministrit për Territorin, Flamur Kuçi është shprehur dje gjatë një komunikimi për mediat, se pas përfundimit të afatit të pezullimit, që është aktualisht në fuqi, radha do t’i vijë ndërhyrjes nga inspektorati urbanistik, i cili pritet të ndërpresë punimet ne sheshin qendror të Kryeqytetit.
“Ka një vendim të ndërmjetëm pezullimi të këtyre veprimeve që janë veprime të paligjshme deri në vlerësimin total të tyre. Në qoftë se nuk respektohet ai vendim do kërkohet dokumentacion shtesë. Në mungesë të këtij dokumentacioni do të ketë bllokim të punimeve. Në qoftë se do të vazhdohet me persistencë në veprime të tilla joligjore qeverisë nuk i ngelet asnjë rrugë tjetër përveçse të garantojë zbatimin e ligjit dhe të një tërësie të ligjeve në Shqipëri. Plani paraqet defiçenca të mëdha. Me këtë lloj modeli ai shesh do të përfundojë në një shesh pa funksion, me një shesh të karakterizuar nga tekat personale dhe jo për t’i dhënë një funksion të mirëfilltë ku njerëzit takojnë njëri-tjetrin dhe të marrë një lloj gjallërie sheshi. Paraqet defiçenca të mëdha në adresimin e çështjes së trafikut dhe të transportit”, u shpreh këshilltari i kryeministrit, duke garantuar kështu zbatimin e ligjit.
Bashkia e Tiranës nisi javën e kaluar punimet në sheshin “Skënderbej”, menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Berisha se do të jetë qeveria ajo që do të rikonstruktojë pjesërisht qendrën, deri në hartimin e një projekti përfundimtar. Ky nxitim i pajustifikueshëm në nisjen e punimeve, tregon mirëfillti frikën e Bashkisë së Tiranës dhe kreut të saj Edi Rama, për zbulimin e aferave antiligjore, në bashkëpunim me palën e parcelizimit të kryeqytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›