900 artistë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës
Evenimenti mbarëkombëtar zhvillohet nga 24 shtatori në kalanë e qytetit të gurtë. Rreth 180 artistë kosovarë do të prezantojnë lojra, këngë dhe vallet popullore
Petrika GROSI
Mbi 900 artistë shqiptarë do të mblidhen për një javë në kalanë e Gjirokastrës ku më 24 shtator do të nisë zhvillimin e tij Festivali Folklorik Kombëtar. Mes risive të ndryshme të këtij viti, vlen të theksohet se përveç Maqedonisë, Malit të Zi e Diasporës, Kosova do të përfaqësohet me 180 artistë në këtë event folklorik mbarëkombëtar shqiptar që zhvillohet një herë në çdo katër vjet dhe që përbën ngjarjen më të madhe sa i takon traditës, folkorit, etnografisë, këngëve, valleve dhe lojrave popullore. Synimi kryesor i këtij festivali mbetet krahas prezantimit të traditës dhe zakoneve popullore shqiptare, ruajtja e tyre dhe zhvillimi e pasurimi me elementë të rinj të ditëve të sotme. Sivjet, FFK ka ndryshime sa i takon kritereve të konkurimit; grupet folklorike pjesëmarrëse do të kenë në përbërje të tyre nga 10 artistë më shumë se më parë, ndërkohë që edhe koha e paraqitjes, nga 20 minuta që ka qenë në të kaluarën tashmë është bërë 30 minuta për secilin grup. Është e detyrueshme për artistët dhe asnamblet e 12 rajoneve të Shqipërisë por edhe të diasporës që të ngjiten në skenën e improvizuar të kalasë së Gjirokastrës me kostumet karakteristike të trevës që përfaqësojnë. Le të shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull dhe strukturat pritëse të qytetit të funksionojnë siç duhet për mbarëvajtjen e festivalit. E themi këtë duke u nisur nga mungesa e përgatitjeve të duhura, problem për të cilin është debatuar mjaft jo vetëm në gazetën “Albania” por dhe në mediat e tjera, madje, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ardian Turku, u ka tërhequr vëmendjen para pak kohësh shumicës së drejtorive rajonale të folklorit, të cilat pritet që të sjellin në festival grupet e tyre folklorike. Kujtojmë këtu se Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës duhet të ishte zhvilluar normalisht vitin e kaluar (2008) por me një vendim absurd dhe të kundraligjshëm që krijonte konflikt me statusin e këtij evenimenti, ish-ministri Pango e ka shtyrë zhvillimin e shumëpritur të festivalit në Gjirokastër për vitin 2009. Ashtu sikurse u përfol ato kohë, kjo shtyrje e zhvillimit të festivalit për një vit më tej (2009), pavarësisht pretendimeve të dhëna nga MTKRS-ja, kishte vetëmse një ngjyrim politik dhe si arsye të vendimmmarrjes së saj, përkimin e datës së festivalit me 100-vjetorin e lindjes të ish-liderit komunist Enver Hoxha.
PERFORMANCA
Udhëtimi, katër rrugë të ndryshme nga Italia në Tiranë
Një projekt mjaft i veçantë, i cili lindi nga një udhëtim sa i përbashkët aq dhe i përveçëm na serviret këtë herë nga Instituti Italian i Kulturës. Janë katër artistë italianë: Stefano Romano, Françesko Pedrini, Andrea Naçariti dhe Klaudia Losi, të cilët nisen nga shtëpitë e tyre në Itali drejt Shqipërisë. Udhëtimi nis që me përgatitjen e artistëve, bërjen e valixheve gati dhe vendimet personale të secilit prej tyre mbi faktin se çfarë gjërash do të marrin me vete dhe çfarë do të lënë në shtëpi. I gjithë ky udhëtim do të projektohet në video. Kjo përgatitje dhe më pas udhëtimi i artistëve do të demonstrojë në fazën e parë të këtij projekti eksperimental artistik se sa e domosdoshme është përvoja për krijimtarinë artistike. Siç thamë, artistët italianë duhet të mbërrijnë në Tiranë. Udhëtimi i tyre do të jetë individual dhe asnjëri prej artistëve nuk ka dijeni për tre të tjerët. Atyre do t’iu duhet që të zgjedhin vetë mundësitë më interesante të udhëtimit, mjetet, kohët, rrugën etj. E vetmja gjë që u paracaktohet është dita e mbërritjes në Tiranë. Përvojat e ngjashme si ky udhëtim janë të pakta. Të ecësh përmes një territori duke u nisur nga një pikë, një realitet, për të arritur në një tjetër pikë, një tjetër realitet. Kjo mund të ndodhë pasi të kesh përjetuar një moment pushimi nga puna, periudhë gjatë së cilës njeriu është i rrëzuar me moralin, i dobët e melankolik, por e gjitha kjo mund të ndodhë edhe me entuziazëm. Është interesante të shikosh se sa të ndryshme nga njëra-tjetra janë gjendjet e njerëzve që udhëtojnë, pavarësisht nga natyra e udhëtimit... Në fund, të katër artistët italianë do të takohen në kryeqytetin shqiptar për të diskutuar mbi këtë përvojë, e mbi të gjitha për të realizuar një vepër të tyren dhe një ekspozitë. Ekspozita mendohet të mbahet në Galerinë Zenit dhe të jetë një event satelit i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Tiranë (TICAB). Punët e artistëve do të jenë katër vepra të lindura nga një përvojë e përbashkët që megjithatë shfaqet po aq e largët. Këto punë janë sinteza maksimale e udhëtimit, pasi asgjë nuk mund të jetë më konkrete se përvoja e jetuar, ndaj, punët nuk mund të jenë gjë tjetër veçse esenca, thelbi, metafora e tij larg naracioneve dhe dokumentarëve.
22 Shtator 2009