E Shtunë, 31 Tetor 2026

95 aksidente për 24 orë

95 aksidente trafiku. Ky është bilanci i aksidenteve të ndodhura gjatë njëzetekatër orëve të fundit në territorin e Kosovës.

Policia njofton se për shkak të reshjeve të borës është shtuar edhe numri i aksidenteve në trafik.

Sipas tyre, dy aksidente kanë përfunduar me pasoja fatale, me ç’rast katër persona kanë vdekur.

Ndërsa kanë ndodhur edhe 21 aksidente me persona të lënduar dhe 72 të tjera me dëme materiale.

Policia rrugore apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve të kenë kujdes të shtuar pasi që në rrugë kanë filluar të paraqiten ngricat.

Brenda njëzetekatër orëve policia e trafikut ka shqiptuar 521 tiketa trafiku, ndaj atyre që kanë thyer rregullat e trafikut./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›