96 mijë turistë kanë zgjedhur Malin e Zi për pushime
PODGORICË - Në Malin e Zi aktualisht po qëndrojnë 96 mijë turistë, që është 7 për qind më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Koha Ditore.
Në strukturën e turistëve, dominojnë të huajt, që janë mbi 90 mijë, njoftohet nga Organizata nacionale e turizmit të këtij vendi.
Më së shumti turistë të huaj, ose mbi 65 mijë po qëndrojnë në kapacitetet hoteliere private, 24.700 janë vendosur nëpër hotele, ndërsa rreth 6 mijë turistë janë përqendruar nëpër pushimore dhe kampe turistike.
(m.a/BalkanWeb)