E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, në Parlament debati për ligji për simbolet kombëtare

SHKUP- Vazhdon sot në parlament debati për ndryshimet e Propozim-Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare të bashkësive etnike.

Ndryshimet e Ligjit për simbolet parasheh që në komunat me mbi 50 për qind të popullsisë shqiptare, në objektet zyrtare lokale, të mund të vihet flamuri kombëtar së bashku me flamurin shtetëror. Pushteti komunal duhet të vendos se kur duhet të përdoren simbolet kombëtare dhe shtetërore. Sipas ndryshimeve, parashikohet që flamujt e bashkësive të jenë me format më të vogël nga ato shtetërore.

Këto ndryshime janë pjesë të marrëveshjes së fundit të partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE, ndërsa ishin paraparë edhe me Marrëveshjen e Ohrit. Por tre vjet më parë këto ndryshime për përdorimin e simboleve u hoqën si të paligjshme nga Gjykata Kushtetuese.
(s.g/Ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›